Në emisionin “21 Gradë” ishte mysafire Orhidea Latifi, e njohur më mirë si Kida.
Ajo tregoi se projekti i radhës do të jetë bashkëpunim me Xhensilen, por nuk zbuloi detaje tjera.
Kida poashtu foli për jetën private pasi që një nga pyetjet e publikut ishte se a ka ajo të dashur. Kida nuk tregoi shumë por më e rëndësishmja tha se është ‘single’.
Këngëtarja gjithashtu tregoi se ka vendosur të vazhdojë studimet në fushën e dizajnit pasi që sipas saj është diçka që ‘i shkon për dore’.
Së fundmi Kida ka publikuar bashkëpunimin me reperin Getinjo. Projektin e tyre të quajtur “Ku Je”, dyshja e labelit “On Record” e publikuan dy javë më parë dhe numërojnë afër tri milionë klikime.