Site icon Telegrafi

Kida: Shpërdoruam shumë raste, do të luftojmë deri në fund për pozitën e tretë

Malisheva ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Albi Mall Superligë dhe kjo i lë mbrapa pozitës së tretë.

Skuadra e trajnerit Qëndrim Kida ka pësuar humbje në udhëtim te Feronikeli ’74 me rezultat të ngushtë 2-1.

Megjithatë përkundër dy disfatave radhazi në kampionat, Qëndrim Kida thotë se nuk janë dorëzuar në garë për pozitën e tretë, pozitë që i dërgon ata në garat evropiane.

Kida ka thënë se kanë shpërdoruar disa raste dhe kjo në fund i kushtoi.

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen. Shpërdoruam disa raste në të dyja pjesët dhe pastaj u penalizuam në momentet më të këqija. Nuk arritëm që ta kthejmë rezultatin, rastet na kushtuan”.

“Kjo ndeshje ishte evidente sepse kemi lëshuar shumë pikë në ndeshjet e fundit. Por për vendin e tretë do të japim atomin e fundit, deri në momentin kur kemi mundësi matematikore”, ka thënë Kida pas ndeshjes. /Telegrafi/ 

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version