Para një muaji solli këngën më të re “Merri krejt” që u mirëprit prej fansave dhe publikut.
Ajo është edhe mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell video dhe fotografi të ndryshme nga jeta private.
Megjithatë, duket se këngëtarja është në formë të lartë sa i përket përgatitjes fizike dhe këtë po e dëshmon me fotosesione.
Ajo shihet teksa merr poza joshëse dhe seksi në disa shkallë lëvizëse teksa ka të veshur tuta sportive gjersa sipër vesh “baby doll”.
“Ëmbëlsira e egër”, ka shkruar me këtë rast bukuroshja jonë në llogarinë personale në Instagram pasi ka pozuar para fotografit, Norik Ukës.
Kënga e fundit e 21-vjeçares teksa shihet sensuale është shikuar rreth pesë milionë herë në YouTube.
Ndryshe, Kida është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t;i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/