Telegrafi

Kida sfidon balerinën e njohur në kërcim (Video)

Tashmë është e ditur që Kida para se të futej në muzikë merrej me kërcim, por që ishte kaq e talentuar edhe në këtë pjesë, pak kush mund ta ketë menduar.

Këngëtarja e njohur ka sfiduar balerinën e njohur, Jeamy Blessed, duke dhuruar një performancë të shkëlqyer së bashku, transmeton Telegrafi.

Vajzat kanë zgjedhur këngën e fundit të Kidës në bashkëpunim me Ermalin të titulluar “Mi amore”.

Ndryshe Jeamy njihet si balerina e talentuar që krijon koreografi të saja me hitet e muzikës shqiptare./Telegrafi/