Orhidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida, nuk është se ka folur shpesh në media për familjen e saj, megjithatë fansat kanë pasur mundësinë ta njohin pak nëpërmjet rrjeteve sociale.
Këngëtarja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, një fotgrafi ku shfaqet përkah vëllaut të saj të vogël Donatit, i cili mbushë sot 18 vjet.
“Urime ditëlindja e 18-të vëllau im i vogël, të uroj ty më të mirat”, kanë qenë fjalët e saj.
Është bërë e ditur se Kida shumë shpejt do të vijë me një këngë të re, e cila është në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj. /Telegrafi/