Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik Kida, gjatë vitit që lamë pas ishte mjaft e angazhuar me projekte muzikore, ndërsa nuk mungoi as në mbrëmje e koncerte të ndryshme.
Bukuroshja, e cila po vepron si artiste e lirë, nuk heziton të shfaq edhe anën tjetër të saj – ekstravagancën.
Ajo këto ditë ka qëndruar në New York, me ç’rast edhe ka shfrytëzuar rastin për të realizuar një set fotografik te Berisha.
Fotografitë i ka publikuar vet artisti, teksa këngëtarja duket mjaft atraktive në fotosesionin bardh e zi.
Orhidea ka ndarë të njëjtat fotografi në Instagramin e saj, e cila duket mjaft e lumtur se ka bashkëpunuar me një fotograf të tillë si Berisha.
Fadili tashmë ka shndërruar në art punën e tij, duke filluar nga fotosesionet me personalitetet më të famshme të Hollywoodit, njerëzit me profil publik e deri tek njerëzit e rëndomtë.
Dhe Kida si shumë artiste tjera shqiptare është me fat që realizoi një set kaq të veçantë para aparatit të Berishës. /Telegrafi/