Këngëtarja e re, Orhidea Latifi, e njohur me emrin artistik Kida, është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të momentit.
Ditë më parë u raportua se ajo kishte bërë një ndryshim drastik në dukjen e saj, pas kishte “zgjatur” flokët dhe i kishte bërë ato komplet të zeza.
Ajo nuk ka treguar nëse ky ndryshim është bërë për xhirimet e projektit të saj më të ri, apo thjeshtë për ndryshim, mirëpo ka zbuluar emrin e koleges nga e cila mori materialin për ta bërë këtë ndryshim.
Kolegia e saj, Ryva Kajtazi, posedon një dyqan me veshje të markave të ndryshme në Prishtinë, teksa ka pak kohë që ka sjellë edhe produktet e saj “Extensions”, të cilat përdoren për të zgjatur flokët.
Kida ka përdorur këto produkte pikërisht në fotografinë e saj më të fundit, ku shfaqet edhe krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. /Telegrafi/