Site icon Telegrafi

Kida konfirmon pjesëmarrjen në “Alba Festival” që do të mbahet në shtator

Edhe këtë vit pritet të rikthehet festivali i muzikës shqiptare “Alba Festival”, i cili për herë të parë u mbajt në 2019 në Zvicër.

Ky festival do të mbahet më 4-5 shtator dhe tani veçse kanë filluar ta konfirmojnë pjesëmarrjen yjet që do jenë të pranishëm.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja Orhidea Latifi-Kida, e cila lajmin e ka njoftuar përmes një postimi të ndarë në InstaStory.

Kida (Foto: Instagram)

“Mezi po pres”, thuhet sipër postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kida

Kjo nuk është hera e parë për Kidën pasi ka qenë prezente edhe në vitin 2019 me një sërë artistësh të suksesshëm.

Festivali synon të jetë një pikëtakim për një ‘miks’ të muzikës moderne nga Shqipëria dhe nga Kosova dhe të stabilizohet si një platformë për shkëmbimin ndërkulturor.

Krahas muzikës, do të ketë stenda me ushqime si dhe do të vendosen disa “Shisha-bare”. /Telegrafi/

Exit mobile version