Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit.
Malisheva e njoftoi Llapin me humbjen e parë në pranevrë duke e mposhtur me rezultat 2-1.
Kjo fitore i ka pëlqyer trajnerit Kida, i cili e ka vlerësuar ekipin e tij dhe lojtarët.
“Kemi një ekip që prodhon shumë gjatë lojës. Jam i kënaqur me ekipin dhe lojën që kanë bërë lojtarët”, ka thënë fillimisht Kida pas ndeshjes.
“Me fitore dëshmuam se humbja ndaj Ballkanit ka ardhur si rrjedhojë e një dite të keqe për ne”.
“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën, ecurinë dhe fazën, pasi tash me vështirësi arrihen fitoret”, përfundoi trajneri i Malishevës. /Telegrafi/