Site icon Telegrafi

Kida ka një befasi për fansat

Para katër muajve solli këngën më të re të titulluar “Ka je”, i cili u bë edhe një hit.

Megjithatë, Kida duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me projekte të reja muzikore.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka pohuar se ka një befasi.

“Kam një befasi të bukur për ju. Qëndroni me mua”, ka shkruar në gjuhën angleze bukuroshja jonë në rrjetet sociale.

Zeshkania nuk ka dhënë më tepër detaje, por që kohët e fundit ka qenë e angazhuar edhe në reklama të produkteve të ndryshme.

Ndryshe, kënga e fundit e këngëtares deri më tani është shikuar mbi tetë milionë herë në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version