Telegrafi

Kida me imazhe sensuale (Foto)

Kida para një muaji solli këngën më të re “Harroj”, i cili po pritet mirë prej publikut.

Por, duket se këngëtarja shqiptare me kaq nuk do ta përfundojë vitin 2018.

Ajo së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet simpatike.

Bukuroshja shihet e veshur me xhinse dhe një fanellë të bardhë që e shfaq mjaft joshëse këngëtaren.

Theksojmë se kënga e fundit që e solli në bashkëpunim me Feron është shikuar mbi pesë milionë herë në YouTube.

Kujtojmë se ajo së fundi ka bërë edhe një tatuazh të ri në qafë për të cilën nuk ka dhënë detaje.

Ndryshe, Kida është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/