Telegrafi

Kida fillon xhirimet e videos së këngës të re

Kida nuk e ka ndërmend të ndalet edhe në këtë vit me sjelljen e këngëve të reja në tregun muzikor shqiptar.

Kështu së paku ka paralajmëruar vet këngëtarja përmes rrjeteve sociale, ku ka mijëra ndjekës në Instagram dhe Facebook.

Së fundi, këngëtarja ka bërë të ditur se është duke punuar në këngën më të re muzikore.

“Ti” quhet kënga e re e Kidës, të cilën thotë se do ta publikojë shumë shpejt.

“‘Ti’ po vjen shumë shpejt”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagarm, Kida.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtarit, i cili do të sjell edhe të tjerash gjatë këtij viti. /Telegrafi/