Telegrafi

Kida dhe Xhensila nesër publikojnë bashkëpunimin e ri “Uh Baby” (Foto)

Dy këngëtaret e njohura të skenës Kida dhe Xhensila Myrtezai kanë mbledhur forcat për të sjellë së bashku bashkëpunimin e tyre më të ri.

Kënga e re titullohet “Uh Baby” dhe është punuar nga Zzap dhe Chriss, gjersa tekstin e ka shkruar Fero Fera.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e videoklipit të cilat janë bërë në Shqipëri, nga produksioni Pro Video.

Lexo po ashtu Getinjo dikur e quante veten 'doktor', tani thotë: Unë nuk kam nevojë për ta (Foto)

Kënga është rimtike, gjersa dyshja kanë bërë të ditur se publikimi i saj bëhet nesër.

Kida ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një foto përmes së cilës ka prezantuar një prej pamjeve të klipit. /Telegrafi/