Site icon Telegrafi

Kiçmari dhe Hossain flasin për thellimin e marrëdhënieve me Bangladeshin

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari ka takuar ambasadorin e Bangladeshit, Kazi Hossain, të cilin e ka falënderuar për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bangladeshi.

Kiçmari shkruan se janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Pak më parë e kam takuar Ambasadorin e Bangladeshit, mikun tim SHT z. Kazi Hossain, të cilin e kam falënderuar për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bangladeshi. Jemi dakorduar për vazhdimin e angazhimit të mëtejmë në thellimin e marrëdhënieve miqësore në mes të dy vendeve tona dhe dy misioneve tona diplomatike”, shkruan Kiçmari në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version