Site icon Telegrafi

Kick-boks, 12 medalje nga Kampionati Botëror në Greqi

Në kampionatin e kësaj radhe garat u organizuan nga tri federatat amatore: W.P.K.A. , I.S.D.O. dhe W.F.K.A., nga 50 shtete pjesëmarrëse gjatë garës.

Nga kjo garë e rëndësishme, Federata e Kosovës u përfaqësua me shtatë garues, të cilët fituan gjithsej 12 medalje, prej të cilave një të artë, tri të argjendta dhe tetë të bronzta.

Ilir Menxhiqi, ishte fitues i medaljes së artë pasi që në finale për titullin e kampionit të botës në kategorinë prej 60 kg në disiplinën e Tai-Boksit e mposhti kundërshtarin e tij, Meysan Golara nga Irani.

“Jemi të shumë të kënaqur me rezultatet nga kampionati i këtij viti. Përfaqësuesit e federatës sonë sollën në Kosovë numrin më të madh të medaljeve nga të gjitha kampionatet e deritashme. I uroj të gjithë garuesit për rezultatet e tyre dhe përfaqësimin dinjitoz në këtë garë ndërkombëtare”, ka thënë trajneri i Federatës së Kosovës së Kickboxit, Lutfi Menxhiqi.
Më poshtë po japim rezultatet e secilit garues të Federatës së Kosovës dhe medaljet e tyre sipas disiplinave:

1. Ilir Menxhiqi, Kampion Botëror – medalja e artë në Tai-Boks dhe medalja e bronztë në disiplinën K1

2. Elvis Gashi – dy medalje të Argjendta, në kick-boks dhe tai-boks

3. Kadri Murseli – një medalje të Argjendit (kick-boks) dhe një të Bronztë (tai-boks)

4. Korab Sinani – dy medalje të bronzta (në kick-boks dhe tai-boks)

5. Myrvete Uka – dy medalje të Bronzta (në kick-boks dhe tai-boks)

6. Yll Maliqi – dy medalje të Bronzta (në kick-boks dhe tai-boks)

7. Migjen Shala – një medalje të Bronztë në tai-boks.

/Telegrafi/

Exit mobile version