Site icon Telegrafi

Kiana Kryeziu hyri në histori të sportit kosovar, bëhet vajza e parë që garoi në Lojërat Olimpike Dimërore

Kiana Kryeziu është bërë vajza e parë nga Kosova që përfaqësoi vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Skitarja 17-vjeçare debutoi sot (e hënë) në disiplinën e sllallomit të madh në LOD Pekini 2022.

Ajo zuri vendin e 49-të nga 82 garuese në total. Koha e saj pas dy lëshimeve ishte 2 minuta e 42.19 sekonda.

Pavarësisht rezultatit, vetë kualifikimi në LOD Pekini 2022 është arritje e madhe për Kianën, e cila ka të ardhme të ndritur.

KOK përgëzon paraqitjen e Kianës dhe arritjen e saj deri në LOD, derisa i dëshiron fat dhe suksese në karrierën e saj.

Exit mobile version