Kia ka bërë të ditur se po tërheq rreth 320,000 makina në SHBA për të rregulluar një problem që mund të parandalojë hapjen e bagazhit nga brenda.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërheqja mbulon makinën e modelit Optima nga 2016 deri në 2018, hibridet Optima dhe plug-in-et nga 2017 dhe 2018, dhe makinën e vogël Rio nga 2016 dhe 2017.
Siç ka thënë Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada, në një rast të tillë, një person brenda bagazhit mund të bllokohet.
Kështu, tregtarët do të zëvendësojnë një pjesë të mekanizmit të bagazhit dhe pronarët e veturave do të njoftohen duke filluar nga 19 tetori. /Telegrafi/