Me anë të këtij modeli modern, Kia po pretendon të hyjë me shpejtësi në segmentin e makinave SUV
Dizajneri me famë botërore, Brandon Maxwell i ka ndihmuar prodhuesit korean që të sjellin një makinë ma pamje mahnitëse, transmeton Telegrafi.
Modeli Telluridë, është përpjekje që Kia të hyjë sa më shpejtë në segmentin e makinave SUV.
Stili i veçantë dhe rehatia në udhëtim, janë dy gjërat primare të kësaj veture të gjerë, që pritet të jetë shumë e qëndrueshme.
Vetëm pak ditë pasi rrjedhën disa imazhe, që shfaqej e parkuar, Kia befasoi duke e prezantuar këtë makinë në Javën e Modës në New York.
Kjo ndodhi katër muaj para datës së paralajmëruar, pasi ishte thënë se do të prezantohej në fillim të janarit, në panairin e Detroitit.
Pos pamjeve të Kia Tellurite që lansohet gjatë vitit 2020, detajet priten të mësohen gjatë prezantimit zyrtar. /Telegrafi/