Me ndryshimet që ka pësuar, pritet t’i rritë shitjet edhe më shumë
Që kur është lansuar para disa vitesh, Kia Stinger ka qenë një prej modeleve, më të pëlqyeshme që vijnë nga Koreja, transmeton Telegrafi.
Derisa është vlerësuar si sedani më i mirë nën 35 mijë euro, megjithatë ka treguar shenja të plakjes dhe i duhet një ndryshim në dukje, para se të arrijë gjenerata e re.
Kjo makinë e re, është parë me shtresa kamuflazhi, në një parking në Korenë e Jugut, ndërsa të zbuluara i kishte vetëm rrotat.
Së bashku me rrotat e reja, makinës i shiheshin edhe dritat e reja, që kishin një dukje më ndryshe se ato të modelit aktual.
Brenda Kia Stinger të ri, pritet të jetë një motor më i fuqishëm se te ai i vjetri që ishte 3.3 litra dhe të prodhojë më shumë se 365 kuaj fuqi. /Telegrafi/