Në këtë makinë sportive do të ketë rrota të reja, që përshtaten me sistemin shumë më të ulur të pezullimit
Gjatë javës së kaluar, u raportua se modelin Optima, Kia do ta quajë ndryshe K5, në mënyrë që ta bëjë pjesë e linjës K, transmeton Telegrafi.
Ashtu siç pritej, kur të lansohet edhe modeli Stinger do të quhet në formë nomenklature dhe pritet të jetë K5 GT.
Ky pretendim, është bërë i ditur nga imazhet e rrjedhura në internet, që e tregojnë këtë makinë derisa po transportohej dhe shihet dukja që do të ketë.
Duke u bazuar në burime të afërta me Kia, thuhet se Stinger i ri apo K5 GT, do të ketë motor me 2.5 litra turbo4, që prodhon 290 kuaj fuqi, ndërsa është i pajisur me tetë shpejtësi automatike.
Specifikat tjera nuk janë bërë të ditura, por pritet që të mësohen në të ardhmen e afërt, pasi që kjo Kia do të rivalizojë me Hyundai Sonata N-line që lansohet së shpejti.
Bazuar në imazhet e siguruara, linjat e kësaj makine nuk kanë ndryshuar shumë, por është shumë më sportive, me sistem të pezullimit shumë më të ulët. /Telegrafi/