Telegrafi

Kia Stinger befason me mundësinë e lëvizjes në rrathë të shpejtë (Video)

Modeli Stinger, ka filluar të ndryshojë mendimin dhe formën se si është shikuar Kia deri më tani.

Vetura koreane është konsideruar si e thjeshtë dhe e lirë, që blihet vetëm për të plotësuar obligimet, por jo edhe për tu kënaqur me vozitjen në terrene të ndryshme.

Por, me modelet e fundit, tregojnë se edhe Kia është duke hyrë në trendin e makina sportive, si dhe të atyre SUV që janë shumë të kërkuara.

Me lansimin e një videoje të shkurtër, tregohet se Stinger që lansohet vitin që vjen, ka mundësi edhe të lëvizë në rrathë të shpejtë.

Në këtë formë bëhet e ditur se makina me 3.3-litra V6, ka konstrukt të fortë dhe është mjaftë e fuqishme. /Telegrafi/