Makina crossover ka madhësi dhe stil, ndërmjet Soul dhe Sportage
Në fund të verës, Kia e prezantoi në Indi një crossover të ri të quajtur Seltos, ndërsa e njëjta makinë vjen edhe në LA Auto Show, transmeton Telegrafi.
Brenda dy vitesh, pritet të bëhet lansimi i kësaj makine, që do të jetë ndërmjet modeleve Soul dhe Sportage, jo vetëm sa i përket madhësisë por edhe stilit.
Motori me 2.0 litra i mundëson të prodhojë 146 kuaj fuqi, ndërsa ka platformë mjaft të ngritur që i mundëson të lëvizë edhe nëpër terrene të vështira.
Pagësa për modelin bazë të Seltos, fillon nga 18,900 euro, ndërsa opsionet shtesë nuk pritet të jenë shumë të shtrenjta.
Të gjitha këto, e bëjnë Kia Seltos si një alternativë shumë më e mirë se modeli Kona, që ka kohë është në treg. /Telegrafi/