Site icon Telegrafi

Kia prezanton veturën ‘e paparë’ elektrike (Video)

Prodhuesi jugkorean i automobilave do të prezantojë në panairin e inovacioneve në Las Vegas, prej 9-12 janar, konceptin e tij të parë elektrik të së ardhmes.

Koncepti i Kia është i bazuar në crossoverin Niro, dhe sipas njoftimeve të prodhuesit paraqet kombinimin e “dizajnit të fuqishëm” dhe njësive shumë efikase të energjisë në bateri.

Koncepti Niro EV përfshin gjithashtu ndërfaqen midis njerëzve dhe makinave (HMI), e cila sipas Kia është “e paparë” deri më tani, i pasuruar me pajisje moderne dhe teknologji të avancuara. ardhshme.

Kompania ka njoftuar se ky koncept mund të hyjë në prodhim masiv në të ardhmen, transmeton KP. Prodhuesi i Koresë së Jugut gjithashtu do të paraqesë në Las Vegas detajet e strategjisë së tij për veturat autonome.

Exit mobile version