Site icon Telegrafi

Kia prezanton SUV-in elektrik EV9 që ka tri palë ulëse

Prodhuesi jugkorean i veturave Kia, zyrtarisht ka prezantuar SUV-in e ri elektrik të quajtur EV9.

Crossoveri elektrik po bëhet çdo herë e më i kërkuar, por shumica e tyre kanë një karakteristikë të përbashkët, dy reshta të ulëseve, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ka disa përjashtime në mesin e Rivian R1S dhe Tesla Model X, vetura elektrike me tre rreshta të ulëseve janë të rrallë dhe relativisht të shtrenjtë.

Kia tani prezanton SUV-in plotësisht elektrike EV9, që ka tre rreshta të ulëseve EV9 është bërë një prej veturave më të kërkuara të prodhuesit jugkorean, ku fillimisht ishte paralajmëruar si koncept në vitin 2021.

Modeli është i bazuar në platformën E-GMP, dhe mund të pritet të ketë një rreze prej 480 kilometra. Prodhimi do të duhej të fillonte në vjeshtë.

Sa i përket çmimit, spekulohet se EV9 do të kushtojë nga 56 deri në 70 mijë dollarë. Megjithatë, të dhënat zyrtare do të publikohen në fund të këtij muaji. Kia EV9 do të shitet edhe në Evropë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bQHILMudXac&ab_channel=KiaWorldwide

 

Exit mobile version