Site icon Telegrafi

Kia prezanton Sportage e rifreskuar

Siç është paralajmëruar, Kia ka rifreskuar Sportage dhe e ka prezantuar atë (për momentin) në tregun korean.

Modeli i rifreskuar nuk sjell ndryshime të mëdha, por patjetër që do ta vini re lehtësisht, transmeton Telegrafi.

Dizajni origjinal i modelit tani është përmirësuar me drita të reja, të ekzekutuara në përputhje me stilin e paraqitur në modelet elektrike nga seria EV.

Parimi është i njëjtë si në Sorento të rifreskuar. I pasuruar me optikë të re LED, Sportage i ri ndryshon nga pjesa e pasme vetëm për sa i përket grafikës së dritave, ndërsa lista e risive vizuale rrumbullakohet nga ngjyrat e reja standarde (Wolf e hirtë dhe Heritage e kaltër) dhe dizajni i fellneve me një diametër deri në 19 inç.

Sportage ka një kabinë të re digjitale me një ekran të lakuar 12,3 inç. Të reja janë edhe hapjet e ventilimit, si dhe ndriçimi i ripërcaktuar i ambientit. Dizajni i ri paksa jokonvencional i timonit gjithashtu mund të vërehet lehtësisht.

Lista e pajisjeve përfshin një ekran të ri head-up me mundësinë e monitorimit të shoferit përmes një kamere në timon. Ashtu si vëllai i tij Tucson, ky SUV do të ketë një modalitet Baby & Toddler, në të cilin përshpejtimi i veturës ndjehet më pak për t’i bërë fëmijët në ulëse më të rehatshëm.

Për sa i përket mekanikës, risia më e madhe është refuzimi i ndërrueset manual me shtatë shpejtësi në favor të një automatiku me tetë shpejtësi. Përveç motorit me benzinë me fuqi 1.6 turbo, të disponueshwm janë edhe ata hibrid.

Fillimi i shitjes së Sportage pritet të nis në fillim të vitit të ardhshëm, me një rritje të lehtë të çmimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version