Kia prezantoi të mërkurën veturën “The New Kia Ray” një automjet elektrik i nivelit fillestar i krijuar për të përmbushur kërkesën në rritje për opsione të përballueshme tërësisht elektrike.
Porositë për veturën e re elektrike të Kia-s do të hapen më 24 gusht, duke filluar nga rreth 20,500 dollarë, transmeton Telegrafi.
“Është zgjidhja më e mirë për klientët që presin një mini-makinë elektrike të nivelit fillestar”, tha një zyrtar i Kia-s.
Ray EV do të vijë në gjashtë ngjyra të ndryshme të eksterierit. /Telegrafi/