Telegrafi

Kia po punon në SUV të kombinuar me kupe, sepse po e kërkon tregu (Foto)

Mercedes GLC Coupe dhe BMW X4, duket sikur kanë hyrë nën lëkurën e prodhuesit korean

Në përpjekje që të plotësohen kërkesat e tregut, Kia ka nisur të punojë në modele të reja, që janë SUV të ngjashme me kupe, transmeton Telegrafi.

Sikurse Mercedes GLC Coupe dhe BMW X4, që kanë përshtatur dy formate të ndryshme automobilizmit, njëjtë është duke u përpjekur edhe ky prodhues Korean. Me Kia Concept që e kemi parë në Geneva Motor Show, shihet më së mirë se si është bërë ky kombinim.

Ky model ka tavanin e nëj kupeje, që është ndërlidhur shumë mirë me linjat e pjesës së pasme. Në fakt, çfarë e bënë këtë model të jetë SUV, është platforma dhe sistemi i ngritur mbi rrota.

Formatin e ri të ndërtimit të këtij modeli të përshtatur, që htuhet se po e kërkon tregu, e ka konfirmuar Luc Donkerwolke, shefi i dizajnit në Kia.

“Besoj fuqishëm, se do të kemi një system të ri ndërtimi, që bënë bashk të dy formatet. Ky është një hybrid mes kupesë prej pesë dyerve dhe akriktekturës së SUV” ka thënë Gonkerwolke.

Megjithatë, nuk ëhstë dhënë asnjë datë e përafërt, se kur Kia mund ta nxjerrë nga prodhimi këtë model të ri. /Telegrafi/