Prodhuesi koreanjugor ka publikuar dizajnin e gjeneratës së re të limuzinës luksoze K900.
Kia njoftoi se K900 do të prezantohet në muajin prill, që do të thotë se mund të ketë premierën në sallonin e ardhshëm të automobilave në Nju Jork.
Automobili është dizajnuar në selinë e kompanisë, në Namjang, në Koren Jugore, si dhe në studion e Kia për dizajnin në Kaliforni.
Përveç dy dizajnëve, Kia më hercët publikoi “teaser” në të cilin duket silueta e modelit të ri K900.
Pas premierës, Kia K900 arrin në sallonet e shitjes në gjithë botën dhe mbetet të shihet nëse ky model do të jetë edhe pjesë e tregut evropian. /kp/Telegrafi/