Imazhet e shpërndara, e shfaqin shumë më të egër se modeli i mëparshëm
Tashmë dihet se Kia është duke punuar në një Optima të re, që do të lansohet në vitin që vjen, ndërsa ka mundësi ta shohim në LA Auto Show, transmeton Telegrafi.
Sikurse Hyundai Sonata edhe kjo Kia e re, dihej se do kishte dizajn të ri, mirëpo forma se si është punuar, është shumë më e mirë se që pritej, meqenëse ka ndryshime të mëdha.
Në fotografitë e shpërndara, modeli Optima vjen me ngjyrë rozë, ndërsa në krahasim me modelin e mëparshëm është shumë më i egër.
Megjithëse nuk shihen dyert e makinës, kjo nuk duket se është vetëm një skicë, por një ilustrim që e shfaqë në tërësi se si do të duket kur të del nga prodhimi.
Brenda Kia Oprima, pritet të jetë motori me 1.6 litra sikur i modelit Sonata që prodhon deri në 180 kuaj fuqi, ndërsa ka tetë shpejtësi automatike.
Ky nuk do të jetë versioni i vetëm, pasi që Kia pritet të lansojë edhe një Optima GT që do të ketë 2.5 litra dhe të prodhojë rreth 275 kuaj fuqi, ndërsa është një makinë shumë e mirë. /Telegrafi/