Shifrat e publikuara nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), në fundjavë, konfirmojnë se pjesa e tregut të kompanisë Kia në Evropë në nëntë muajt e parë të vitit 2022 u rrit në 5.1%, që do të thotë rritje nga 4.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në vendet anëtare të BE-së, EFTA (Zvicër, Norvegji, Islandë, Lihtenshtajn) dhe në Mbretërinë e Bashkuar, nga janari deri në fund të shtatorit janë regjistruar për herë të parë 425.882 automjete Kia, që është 9,8% më shumë se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.
Kjo rritje e kompanisë jug-koreane vjen në kohën kur tregu total i automjeteve të pasagjerëve në Evropë u ul me 9.9%.
Modeli më i shitur i Kia-s në shtator ishte Sportage i ri (15,454 automjete), i ndjekur nga Ceed (11,602 automjete) dhe Niro tërësisht i ri (HEV, PHEV dhe EV) me 9,820 njësi të shitura. Këto modele janë pjesë e gamës së pasur të elektrizuar të Kias që ofron efikasitet dhe kosto relativisht të ulët.