Makina e shumëpritur më në fund do të prezantohet, ndërsa nuk duhet pritur gjatë për të
Në fund të vitit të kaluar, Kia ka bërë të ditur se do ta lansojë një Optima të re, që në disa tregje quhet edhe K5, transmeton Telegrafi.
Bazuar në disa burime të afërta me Kia, thuhet se do të quhet Optima, ndërsa K5 më nuk do të përdoret për këtë model.
Tani që është bërë një kohë e gjatë prej se u tregua se do të arrijë versioni i ri, Kia ka njoftuar se kur do të prezantohet.
“Deri më tani, është bërë një kohë e gjatë dhe kemi një lajm ta ndajmë me ju. Më 30 qershor, do ta lansojmë një makinë të re”, thuhet shkurt, në një e-mail të shpërndarë nga Kia në medie dhe bashkëpunëtorë.
Megjithëse nuk specifikohet se cili model i ri do të prezantohet, në imazhet e shpërndara shihet se është një sedan i ri, që ka ngjashmërinë më të madhe Optima.
Fuqia e kësaj Optima të re, pritet të arrijë nga motori me 2.5 litra që prodhon 191 kuaj fuqi, apo një tjetër opcional me 1.6 litra që prodhon 180 kuaj fuqi. /Telegrafi/