Telegrafi

Kia Imagine tërësisht elektrik, me 21 ekrane para shoferit (Foto)

Teknologji që nuk është parë ndonjëherë, megjithëse gjithçka është vetëm koncept

Geneva Motor Show është aktiviteti automobilistik, ku Kia do ta prezantojë konceptin e modelit Imagine, transmeton Telegrafi. Kjo makinë tërësisht elektrike, është ndërtuar në një format të ri, megjithëse për bazë i ka modelet  Niro dhe Soul.

Pjesa e jashtme e rrumbullakosur, është e lyer me gjashtë shtresa krom, teksa një xham nga kapaku, përfundon mbi pjesën e pasagjerëve. Dyert me mundësi të hapjes sikur të Roll-Royce, i japin mundësi shfrytëzuesve të ulen me lehtësi në karriget individuale, të punuara me lëkurë dhe mëndafshi.

Veçanti e kësaj makine të prodhuesit korean, janë 21 ekrane të hollë dhe me rezolucion të lartë, që ndodhen para shoferit. Ende nuk dihet se çfarë funksioni do ta kenë, teksa gjithçka pritet të zbulohet brenda këtyre ditëve. /Telegrafi/