Prodhuesi me bazë në Seul të Koresë së Jugut, është duke bërë testimet e fundit të modelit që pritet të lansohet pas dy vitesh.
Në mënyrë që të testohet fortësia e Kia G8, janë bërë prova të ndryshme nga ekspertët gjerman në një autostradë që ndodhet në Nurburgring të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
Atypari kanë kaluar edhe spiunët apo paparacit, të cilët i kanë bërë disa fotografi veturës sportive nga Kia.
Megjithëse i lyer me ngjyrë për kamuflim, si dhe disa shtresa të zeza me material të butë, është arritur të vërehet ‘hunda e tigrit’ që kjo makinë e ka përpara, si dhe forma e dritave.
Ndryshe, njohës të veturave kanë thënë se kompania koreane do të befasojë, duke e lansuar këtë veturë në tetor të këtij vitin e jo më 2018. /Telegrafi/