Me kërkesat e shtuara për vetura të vogla, të shpejta dhe të qëndrueshme, nuk po rri indiferent as Kia.
Kjo kompani me bazë në Seul të Koresë së Jugut, ka bërë të ditur më parë se do ta lansojë një makinë të tillë, e cila do të jetë konkurrente me modelet nga Nissan dhe Hyundai, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, nuk është dhënë asnjë detaj se si do të duket apo çfarë kapacitetesh do të ketë. Këtë e kanë zbuluar pjesërisht fotografitë e bëra pranë një liqeni të ngrirë në Suedi, ku kjo veturë ka qenë duke u testuar.
Megjithëse nuk dihen specifikat, duket se Kia nuk i ka humbur tiparet e modeleve të mëparshme, edhe pse ia ka dalë ta zvogëlojë sa më shumë këtë veturë.
Mbetet të shihet se a do ta ketë komoditetin e dëshiruar, meqenëse hapësira e brendshme i është ngushtuar në masë të madhe. /Telegrafi/