Telegrafi

Kia demonstron veturën që parkohet vet (Video)

Zyrtarët e kompanisë me bazë në Seul të Koresë së Jugut, kanë deklaruar kohë më parë se janë duke punuar në një makinë që vetëvozitet, por pa dhënë detaje tjera.

Tani është publikuar një video, ku shihet Souli i ri teksa demonstron mënyrën se si parkohet vet, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhet e ditur nëse ky model do të ketë mundësinë e autopilotit, apo se kjo vlen vetëm për hyrjen në parking.

Mësohet se prototipet nga Kia që lëvizin në menyrë autonome, janë në faza të testimit, se po arrijnë progres, porse që nuk do të jenë në dispozicion brenda 12 viteve të ardhshme. /Telegrafi/