Me dizajnin e ri, ky model duket edhe më bukur dhe modern
Derisa shumë prodhues po i largojnë makinat sedan, Kia dhe Hyundai vazhdojnë t’i mbajnë dhe të bëjnë investime që te jenë të pëlqyeshme, transmeton Telegrafi.
Në Chicago Auto Show, është prezantuar gjenerata e dytë e Kia Cadenza, që ka pësuar ndryshime në dizajn, duke marrë një pamje shumë më të bukur dhe moderne, që të jetë në hap me makinat tjera që janë në treg.
Versioni i ri i këtij modeli, që për herë të parë u lansua më 2017, ka edhe nivel të lartë të teknologjisë, për ta bërë përdorim shumë më praktik.
Grilli i kësaj makine të re, është i shtypur në mes, për të lënë përshtypjen e një ujëvare, derisa dritat LED janë shumë më të ngushta.
Platforma e re, ia mundëson Candenza që të mund t’i vendosen rrotat me 18 apo 19 inç.
Brenda kësaj Kia, janë vendosur ekrani me 4.2 inç, që njofton për të dhënat e veturës, si dhe një tjetër me 12.3 inç i ndjeshëm në prekje, për të kontrolluar shumicën e opsioneve në veturë.
Që te jetë edhe më atraktiv, në Kia Candenza janë opsionale edhe karriget nga lëkura, si dhe dritat shumëngjyrëshe LED, për ambient sa më të mirë. /Telegrafi/