Site icon Telegrafi

Kia me audio teknologji inovative, pasagjerët mund të dëgjojnë muzikë të ndryshme pa nevojën e dëgjueseve (Video)

Kjo do t’i japë fund mosmarrëveshjeve dhe zënkave për përzgjedhjen e muzikës, gjatë udhëtimeve të gjata familjare

Sigurisht se iu ka ndodhur, të dëgjoni muzikën e përzgjedhur nga dikush tjetër gjatë udhëtimit, që u ka shkaktuar dhimbje koke, por nuk keni pasur çfarë të bëni, transmeton Telegrafi.

Me audio teknologjinë e re, Kia i ka dhënë fund kësaj pakënaqësie, njëherë e përgjithmonë.

Prodhuesi korean është duke punuar në një sistem të avancuar zërimi, që i mundëson secilit pasagjer të dëgjojë muzikën e dëshiruar, radio transmetues apo emetim prej ndonjë telefoni. Pa pasur nevojë për dëgjuese.

Kjo mund t’i jepte fund zënkave familjare, pasi prindërit mund të dëgjojnë jazz apo muzikë klasike, ndërsa fëmijët këngëtarët apo grupet e preferuara të zhanrit pop.

Për kompletimin e kësaj teknologjie, Kia është duke punuar që nga vitit 2014, ndërsa do të jetë pjesë e modeleve që do t’i lansojë së shpejti.

Sipas Kias, ky sistem vepron duke bllokuar zonat akustike të veturës, sikurse veprojnë edhe dëgjueset për bllokimin e zhurmës.

Altoparlantët e shumtë brenda makinës, punojnë duke “përdorur parime shkencore, që varësisht nga nevojë të zvogëlojë apo të rrisë nivelet e zërit”.

Kjo lejon që të krijohen zona të ndryshme, duke mundësuar që pasagjerët të dëgjojnë diçka tjetër, prej asaj që ka zgjedhur shoferi.

Udhëtarët kanë mundësi që secili të lidhë telefonat përmes portave USB, që u mundëson t’i përgjigjen privatisht telefonatave të tyre.

E vetmja dobësi e këtij sistemi, është se pamundëson komunikim social të pasagjerëve prapa, me shoferin dhe shoqëruesin që ndodhet përpara. /Telegrafi/

https://youtu.be/lokXL8qyu1c

Exit mobile version