Telegrafi

Ki-Moon: Ende ka kohë për kompromis

Hak, duke përcjellë qëndrimin e Ki-Moon-it, ka thënë se ai vlerëson se ende është i mundshëm një kompromis për këtë çështje. “Koha nuk na lejon të jemi optimist, por ne prapë nuk kemi hequr dorë, dhe mendojmë se nuk është koha që Treshja të heq dorë, por se ende kemi kohë”, ka thënë Hak.

Edhe pse ka shprehur mendimin e Ki-Moonit se, siç dihet, bisedimet kanë hyrë në një fazë të vështirë, por se ai e trimëron Treshen që të mbetet e angazhuar në këtë proces dhe të bëjë krejt çfarë mundet me qëllim që, para 10 dhjetorit, të arrihet një konsensus.

“Treshja, momentalisht, është duke punuar më palët (Prishtinën e Beogradin) dhe po përpiqet që të arrijë një marrëveshje. Ban Ki-Moon vazhdon t’i trimërojë në këtë dhe ata, Treshja, do t’ia sjellin raportin”, ka njoftuar Hak.