Telegrafi

Ki-Moon dhe Ruecker, të martën flasin për Kosovën në KB

Ky raportim i Ki-Moonit dhe Rueckerit do të mbahet prapa dyerve të mbyllura dhe mbahet në prag të vizitës së sekretares amerikane të shtetit, Condoleezza Rice në Rusi.

Pritet që në këto raportet të përshkruhet gjendja në Kosovë si e qetë, por me mundësi të mëdha të shpërthimit për shkak të zhgënjimit të madh të shqiptarëve të Kosovës lidhur me shtyrjen e vendimit për statusin politik të vendit.

“Situata e përgjithshme e sigurisë mbetet e qetë në sipërfaqe, me protesta të pakta dhe më zvogëlim të incidenteve të dhunshme. Megjithatë, ekziston një tension i vërejtshëm, por i fshehur i cili është produkt i zhgënjimit të popullit të Kosovës me zvarritjen e procesit për statusin”, thuhet në raportin e Ki-Moonit.