Arbnor Muja ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Lojtari shqiptar ka rrëfyer shumë prapaskena interesante, ndër to edhe se si u realizua transferimi te Antwerpi.
“Dijeni që këtë lojë e shikojnë njerëz, shumë agjentë, shumë ekipe, por dikë do jetë loja e fundit për këtë ekip (për Dritën)”, ka rrëfyer Muja në “Arena e Yjeve”.
“Unë po mendoja për lojën dhe nuk e kuptoja se po bëhej fjalë për mua”.
“Në atë ndeshje nuk mund të luaja, pasi nuk isha ai Arbnori që isha kundër Inter Turkut ose lojën e parë kundër Antwerpit”, ka shtuar më tej Muja.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Muja i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/