Telegrafi

Khvicha Kvaratskhelia zbulon se idhulli i parë ishte ikona e Real Madridit

Khvicha Kvaratskhelia ka thënë se ai dhe Napoli ‘nuk kanë kufij’ dhe zbulon se legjenda e Real Madridit, Guti ishte idhulli i tij para Cristiano Ronaldos.

Lojtari i Gjeorgjisë ka pasur një fillim mahnitës të sezonit në Stadio Maradona, duke ndihmuar Napolin të fitojë nëntë ndeshje nga 11 në të gjitha garat këtë sezon.

Ai ka shënuar gjashtë gola në 11 paraqitje në të gjitha garat, duke dhënë katër asistime. Këto shifra janë mjaft mbresëlënëse duke pasur parasysh se ai iu bashkua klubit për vetëm 10 milionë euro në verë.

 

Së fundmi, Carlo Ancelotti pranoi se klubi e ndiqte atë kur italiani drejtonte Napolin, duke iu referuar gjithashtu Kvaratskhelias si një lojtar special.

Këtyre komenteve i është përgjigjur vet gjeorgjiani, i cili ka treguar gjithashtu se idhulli i tij i parë në futboll vinte nga Real Madridi.

“Ishte një emocion i madh, ai më bëri të lumtur dhe e falënderoj nga zemra”, ka thënë fillimisht Khvicha për Ancelottin.

“Cristiano  Ronaldo është idhulli im, edhe pse i pari ishte Guti i Real Madridit”.

“Kur luaja në rrugët e Tbilisit me miqtë e mi, vishja një fanellë të bardhë, duke shkruar emrin e tij në shpinë”, përfundoi ylli gjeorgjian. /Telegrafi/