Telegrafi

Khloe Kardashian thyen heshtjen, flet për herë të parë për fëmijën e dytë me ish-partnerin Tristan Thompson

Khloe Kardashian foli për të qenë nënë e dy fëmijëve për herë të parë, më pak se një muaj pasi konfirmoi lindjen e fëmijës së saj të dytë me Tristan Thompson.

Teksa fliste për djalin e saj për herë të parë, ylli i realitetit, 38-vjeç, tha se i pëlqen ‘gjithçka, madje edhe pjesët e vështira’ për të qenë prind.

“Të jesh në gjendje t’i formosh njerëzit e vegjël në njerëz vërtet të mëdhenj të jashtëzakonshëm është një nder dhe një dhuratë,” tha ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 38 vjeç, për vajzën True, 4 vjeç dhe djalin e saj të vogël në një intervistë të Elle të botuar të martën (30 gusht).

“E di që është klishe, por më pëlqen gjithçka, madje edhe pjesët e vështira si prind”, tha ajo, shkruan DailyMail.

“Është super e frikshme, por unë e marr punën time shumë seriozisht. Ne duhet t’i marrim seriozisht këto role, veçanërisht në kohën e sotme, me sa aksesueshmëri kanë fëmijët dhe informacionin ndaj të cilit ekspozohen kaq të vegjël”, vazhdoi ajo.

Kardashian dhe Thompson ngjizën djalin e tyre përmes një surrogate në nëntor 2021 – një muaj para se ylli televiziv të zbulonte se basketbollisti, 31 vjeçe, e tradhtoi atë me Maralee Nichols, me të cilën lindi një djalë të quajtur Theo.

Ndërsa Kardashian mbante të fshehtë se po zgjeronte familjen, më 13 korrik u publikua lajmi se ajo ishte në pritje të një djali.

“Khloe është jashtëzakonisht mirënjohëse për një bekim kaq të bukur”, tha përfaqësuesi i saj për Page Six në atë kohë.

“Ne do të dëshironim të kërkojmë mirësi dhe privatësi në mënyrë që Khloe të mund të fokusohet tek familja e saj”, tha tutje burimi.

Që kur Kardashian dhe Thompson filluan të takoheshin në vitin 2016 , marrëdhënia e tyre e trazuar është tronditur nga skandale të shumta tradhtie.

Në shtator 2017, filluan të qarkullojnë thashethemet se ish-ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Lojtari i NBA-së, i cili luante me Cleveland Cavaliers në atë kohë, ishte tashmë baba i djalit Prince, nëna e të cilit, Jordan Craig, ishte shtatzënë kur filloi të takohej me Khloe.

Pak para se Kardashian të lindte True në prill 2018, u zbulua se Thompson e kishte tradhtuar në shumë raste, por në njëfarë mënyre ata arritën të qëndronin së bashku.

Lexo po ashtu Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson mirëpresin fëmijën e tyre të dytë përmes një nëne surrogate

Ata përfundimisht u ndanë në shkurt të 2019-ës kur u mor vesh se ai kishte tradhtuar me ish-shoqen më të mirë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Megjithatë, ata gjetën rrugën e tyre përsëri tek njëri-tjetri vitin e ardhshëm, pjesërisht për shkak të kalimit të shumë kohë së bashku gjatë karantinës COVID-19.

Ata u ndanë përsëri në qershor 2021 përpara se të ribashkoheshin, dhe më pas Kardashian i dha fund romancës për herë të fundit janarin e kaluar. /Telegrafi/