Telegrafi

Khloe Kardashian i thotë ‘lamtumirë’ rezidencës 15.5 milionë dollarë në Calabasas

Khloe Kardashian (Foto: DailyMail)

Khloe Kardashian zyrtarisht është duke u zhvendosur nga rezidenca e saj në Calabasas.

36-vjeçarja e kishte blerë shtëpinë  me 7.2 milionë dollarë nga Justin Bieber, kurse tani e ka shitur për 15.5 milionë dollarë, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së sotme (e shtunë) bukuroshja brune ka përfunduar dokumentet, për t’ia kaluar shtëpinë në pronësi të blerësit.

Por, para se të dal nga aty, Khloe ka zgjedhur që të publikojë disa imazhe në rrjetin social Instagram, ku shfaqej vendi luksoz.

“Do të më mungosh. Faleminderit për kujtimet, shtëpi”, është shprehur ajo.

Po ashtu, Khloe ka treguar se viteve të fundit ka përjetuar momentet më të lumtura të jetës së saj në po të njëjtën rezidencë.

Ndërkaq, blerësi i shtëpisë së bukuroshes është një organizator, i cili sapo ka pritur në jetë fëmijën e parë. /Telegrafi/