Khloe Kardashian kishte veshur një fustan seksi ngjyrë vjollcë me një prerje përpara kur shkoi në “Target” të hënën.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dukej tejet elegante teksa mbështeti prezantimin e “Lemme” nga motra e saj e madhe Kourtney Kardashian në dyqan.
Ajo u paraqit me taka të larta, thonj të gjatë të kuq dhe grim të plotë edhe pse ishte në zinxhirin e zbritjeve në mes të ditës, shkruan DailyMail.
Të martën, nëna e dy fëmijëve ndau disa fotografi nga ngjarja, në faqen e saj në Instagram, duke ftuar ndjekësit të komentojnë.
Disa menduan se pamja ishte e tepërt për një dyqan, edhe nëse ishte për një rast të veçantë.
Një ndjekës në Instagram u tall me humor” ‘Prit, a nuk dukemi të gjithë ne kështu kur blejmë në Target?”
Një tjetër komentoi: “A shkuat më pas në “HomeGoods” me Malikan?’ Malika Haqq është shoqja më e mirë e Khloe.
Një person tjetër bëri shaka: “A ishte e çuditshme të ecje nëpër “Target” me një fustan glamuroz dhe taka të larta?”
Të tjerët ishin thjesht të këndshëm: “Të duam – shiko që je shumë e bukur”. /Telegrafi/