Telegrafi

Khloe Kardashian surprizohet nga Tristan Thompson për çmimin në “People’s Choice Awards”, flasin më shumë për ribashkimin e tyre

Ajo rrëmbeu një çmim si “Favorite Reality Star 2020” në evenimentin madhështor “People’s Choice Awards”, të dielën (15 nëntor).

Dhe Khloe Kardashian u surprizua me një buqetë me lule nga i dashuri i saj, Tristan Thompson, 29 vjeçar.

Në një video të shpërndarë në Instagram, ylli i KUWTK, 36 vjeçe, filmoi vajzën e çiftit True, dy vjeçe, duke qëndruar në tavolinën ku ndodhi surpriza.

Foto: Instagram

Në video po ashtu shfaqej vogëlushja True duke u përpjekur për të lexuar shënimin në pusullë, ndërkohë që Khloe e pyet: “Kam marrë lule nga babi yt?”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian

“Ai thotë urime për çmimin në “People’s Choice”, ka thënë ajo më pas.

Khloe dhe Tristan, të cilët filluan takimet në verë të vitit 2016, u ribashkuan sërish në fillim të këtij viti.

Çifti njoftuan për ribashkimin gjatë një postimi të ndarë në Instagram ku shfaqen për Halloween.

Fotografitë, së bashku me vajzën e tyre, tregojnë se ata veçse janë afruar më shumë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Foto: Instagram