Khloe Kardashian së fundmi ka pozuar për kampanjën e re të “Good American”.
36-vjeçarja të njëjtat imazhe i ka publikuar edhe në rrjetin social Instagram, ndërsa mahniti ndjekësit, shkruan Daily Mail.
Njëra prej tyre që ngjalli më shumë reagime, ishte imazhi që shfaqte vetëm këmbët e saj të tonifkuara.
Me këtë rast, Khloe padyshim që vuri në pah edhe të pasmet e bujshme, që i theksoheshin tej mase.
Tiparet e saj të formësuara kanë ardhur si rezultat i stërvitjeve të shumta, duke kaluar një pjesë të madhe të kohës.
Sa i përket jetës së saj private, Khloe për një është aluduar që u ribashkua me Tristan Thompson, i cili e kishte tradhtuar dy herë. /Telegrafi/