Site icon Telegrafi

Khloe Kardashian shkëlqen në fustanin e kreatores shqiptare, Lena Berisha

Khloe Kardashian nuk e ka kursyer magjepsjen teksa postoi foto te reja nga ceremonia martesore të shoqes së saj të ngushtë Stephanie Shepherd dhe Larry Jackson, që u zhvillua në qershor.

Në fotot e reja të shpërndara në Instagram të mërkurën, ylli televiziv, 39 vjeç, dukej sensacionale me një fustan mahnitës të argjendtë nga kreatorja shqiptare, Lena Berisha që tregonte fizikun e saj joshës.

Kishte një material korseje që mbërthehej në belin e saj, ndërsa një e çarë e guximshme deri tek kofshët në fund tregonte këmbët e saj të tonifikuara.

Khloe qëndronte në taka argjendi të larta dhe kishte lënë flokët e saj bionde të kapura në topuz me disa fije të parme lëshuar sipër fytyrës.

Për rastin ajo vendosi edhe diamant dhe perla në qafë, një palë vathë diamanti në veshët e saj dhe mbante një byzylyk gjithashtu me diamant në njërën dorë.

Nëna e dy fëmijëve mbante një çantë me shkëlqim me një rrip zinxhir argjendi.

Khloe ndau fotot e saj magjepsëse në Instagram me mbishkrimin: “Dasma e Steph dhe Larry”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian

Në një foto, ajo dukej në super formë teksa pozoi me njërën dorë në ijë për të theksuar belin e saj të hollë.

Për t’u fokusuar më shumë në këmbët e saj, Khloe ngarkoi dy foto me të gjithë trupin.

Khloe mori pjesë në ceremoninë e martesës së Stephanie me motrën e saj Kim Kardashian, nënën Kris Jenner, Hailey Bieber dhe shumë yje në qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version