Telegrafi

Khloe Kardashian shfaqet e buzëqeshur teksa spekulimet për tradhti nga Tristan Thompson vazhdojnë

Khloe Kardashian u shfaq e buzëqeshur në mesin e raportimeve se babai i fëmiut të saj, Tristan Thompson, e ka tradhtuar me Jordyn Woods.

Përkundër skandalit i cili ka shpërthyer, 34 vjeçarja u shfaq në disponim teksa arriti në zyren e Kanye West në Calabasas.

Ndoshta ndodhi kjo për shkak se ajo e ka vëmendjen e gjithë botës dhe të gjithë po e mbrojnë.

Khloe është parë e veshur e tëra në të bardhë, duke u shfaqur bukur.

Nëna e një fëmije ka mbajtur syzet teksa hyri në zyret e Yeezyt, por ka buzëqeshur teksa bisedone me sigurimin.

Ylli televiziv ende nuk u është përgjigjur raportimeve që flasin për ndarje nga Tristan Thompson.

Hollywood Unloced ka shkruar për Jordyn Woods, 21 vjeçaren që qëndroi në një festë te Tristan Thompson deri në ora 7 të mëngjesit dhe u shfaq komode me të. Khloe shkroi disa emotikonë në postimin e këtij mediumi në rrjetet sociale në konfirmim të këtyre spekulimeve.

Teksa e dëgjoi faktin se bashkëshorti i saj e tradhtoi, më të rëndë e bën fakti se Jordyn është shoqe e ngushtë e motrës Kylie dhe realisht është konsideruar pjesë e familjes Kardashian.

Kylie besohet se po ka vështirësi që të menaxhojë këtë situatë, duke parë që Jordyn është shoqe e saj dhe shpesh flen me të, ndërsa Khloe është motra e saj.

Jordyn nuk është femra e parë që besohet me të cilën basketbollisti e tradhtoi Khloen, pasi që besohet se ai është parë duke u puthur me disa femra teksa Khloe ishte shtatzënë në pritje të vajës së tyre True. /Telegrafi/