Site icon Telegrafi

Khloe Kardashian refuzon ta bëjë hundën operacion, për sa kohë grimin e bën si në këtë video

Duket se njerëzit adhurojnë ta akuzojnë Khloe-n për operacione plastike, kjo për shkak se ajo duket ndryshe në çdo postim në Instagram

Khloe përballet shpesh me akuza të tilla sidomos për sa i përket hundës, e cila duket ndryshe çdo herë, por siç thotë ajo, është e gjitha meritë e konturit.

Ajo, është shprehur më parë se dëshiron ta bëjë hundën operacion, por ka shumë frikë, prandaj për momentin mjaftohet me konturin, të cilit duhet thënë se di ta bëjë në mënyrë perfekte.

Në një video 15-minutëshe në Youtube, për “Vogue’s Beauty Secrets”, Khloe ka treguar rutinën e saj të grimit duke filluar nga aplikimi i bazës, pudrës dhe më e rëndësishmja – konturi i hundës.

“Një prej gjërave të mia të preferuara është konturimi i hundës, por kjo gjë më streson paksa. Çdo gjë duket ndryshe në të vërtetë, në krahasim me atë që duket në kamera. Ndonjëherë konturi im duket aq bukur, por kur shoh veten në kamera duket një çmenduri”, – është shprehur Khloe, e cila shton se e adhuron sesi e ndryshon fytyrën e saj grimi.

Me këtë video, Khloe jo vetëm që u jep fund të gjitha thashethemeve për ndërhyrje kirurgjikale në hundë, por u tregon të gjitha vajzave disa teknika si të konturojnë hundën në mënyrë perfekte.

Të gjithë tutorialin e saj e gjeni në videon e mëposhtme:

/Telegrafi/

Exit mobile version