Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë duke planifikuar të martohen në mënyrë sekrete, pasi u rikthyen së bashku.
Dyshja, të cilët ndajnë një vajzë bashkë, u ndanë vitin e kaluar për shkak se basketbollisti kishte tradhtuar bukuroshen brune, shkruan Mirror.
Ai kishte shkëmbyer puthje me miken e Kylie, Jordyn Woods, gjë e cila u bë shkak për ndarjen e tyre.
Por, tani është raportuar se ata kanë pasur disa shkëndija, ndërsa kanë vendosur ta kthejnë lidhjen në një nivel tjetër.
Një burim i brendshëm i Mirror, ka treguar se çifti janë duke e organizuar një ceremoni martese në shtëpinë e Kim Kardashian.
Ndërkaq, fansat e yllit të Keeping Up With The Kardashians kanë aluduar se ajo mund të jetë rikthyer lidhjes së vjetër për shkak të izolimit me Tristan gjatë kohës së pandemisë coronavirus. /Telegrafi/